Inter ka zyrtarizuar transferimin e parë, këtë merkato verore pas asaj humbje dëshëruese në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Parisit.
Zikaltrit transferuan në radhët e veta mesfushorin kroat të Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, shkruan Arbresh.info.
21-vjeçari shkëlqeu këtë sezon me Dinamon, ku realizoi shtatë gola në 31 ndeshje, duke pasur paraqitje të shkëlqyera me klubin kroat edhe në Ligën e Kampionëve.
Ai sezonin e tij të parë me Dinamon e pati në vitin 2023/24, ku fitoi tre trofetë më të rëndësishëm në Kroaci: ligën, kupën dhe superkupën.
Gjithashtu ai bëri debutimin me Kroacinë, ku shënoi në një ndeshje të Ligës së Kombeve ndaj Polonisë.
Sucic ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Interin që e mban të lidhur deri në vitin 2030./Arbresh.info
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare