Aandres Iniesta ka deklaruar se madje as Pep Guardiola nuk do të mund ta bindë që të largohet nga Barcelona, pasi dëshira e tij është që të pensionohet në Camp Nou.
“Guardiola e di se çfarë mendoj, çfarë dua, dhe dëshira ime është që ta përfundoj karrierën këtu (në Barcelonë), siç kam thënë shumë herë. Do të doja ta përfundoja karrierën te Barcelona. Kam kontratë deri më 2018, duhet të pyesim drejtorët nëse duan të ma vazhdojnë kontratën, por unë vetëm mund ta përsëris se dua të pensionohem këtu”, ka thënë 32 vjeçari për Cadena COPE.
Iniesta është produkt i akademisë “La Masia” dhe është afër që të arrijë numrin e 600 paraqitjeve për klubin katalunas në të gjitha garat, që kur kishte debutuar në sezonin 2002-03.
Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar tetë La Liga, kurse katër ka fituar Ligën e Kampionëve, ndër të tjera.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt