Pas ndeshjes, në aeroportin e Liverpoolit ndodhi një moment tensioni mes disa tifozëve të Barcelonës dhe Leo Messit.
Ishte pikërisht ora 00:00 në Angli, kur kapiteni i Barcelonës arriti në aeroport i shoqëruar nga Pepe Costa, drejtori i zyrës së lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Messi është dashur t’i nënshtrohet kontrollit anti-doping dhe ishte vonuar më shumë se zakonisht.
Në pikën e kontrollit në aeroport, një grup i vogël i tifozëve të Barcelonës, të zhgënjyer nga disfata tronditëse, e fyen kapitenin për eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Leo, i cili ishte i prekur gjithashtu nga fryrjet, iu kthye atyre duke iu treguar se çfarë nuk shkoi.
Po ashtu, një grup tjetër i tifozëve reaguan në mbrojtje të Messit duke e duartrokitur./arbresh.info/
(Momentin mund ta shikoni duke klikuar këtu)
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar ...
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk...
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...