Kampionati Evropian “Gjermania 2024” po afron dhe tifozëritë janë duke u bërë gati për spektakël.
Njëra nga grupet më të zhurmshme është edhe “Illyrian Elite”, që shumëherë ka dal edhe kundër Federatën Shqiptare të futbollit, shkruan Arbresh.info.
Kampanjat e tyre anti-FSHF i kanë kushtuar këtij grupi ku shpeshherë kanë mbetur pa bileta ose i kanë pasur në limitë të kufizuar.
Anipse e përkrahin kombëtaren në kohë të vështira, FSHF-së sërish i ka lënë anash me bileta një ndër tifogrupet më besnike.
Gjatë një reagimi në faqen e tyre zyrtare “Illyrian Elite” paralajmëroi udhëtim në Gjermani duke mos marrë parasysh biletat.
“Pavarësisht pazareve tuaja me bileta ne kurriz te tifozëve, ne do jemi aty. MIRUPAFSHIM NË GJERMANI!”, kanë shkruar ata.
Interesimi për t’i parë kuqezinjtë nga afër është i jashtëzakonshëm, madje sipas të parit të FSHF-së, Armand Duka ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë ka qenë njëra ndër sfidat ku janë kërkuar më së shumti bileta për të shikuar këtë ndeshje.
Shqipëria ndeshjen e parë në Evropian e luan me datë 15 qershor pikërisht ndaj Italisë./Arbresh.info/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes