Pa dyshim ndër më të merituarit për sukseset e FC Ballkani gjatë këtij viti ka qenë edhe trajneri i spikatur nga Shqipëria, Ilir Daja.
Ai me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe përplot motiv.
Arritjet e klubit portokallezi kanë bërë që Ilir Daja të vlerësohet me meritë trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës. Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli
“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndajp këtë çmim me lojktartët që janë akterët kryesor, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjiothë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha Daja.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë