Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pasi klubi i tij bëri histori.
Ballkani arriti të kualifikohet në Ligën e Konferencës, pasi eliminoi Shkupin (3:1) në ‘Play Off’.
Pas këtij takimi, trajneri i skuadrës Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se me këtë ndeshje është përfaqësuar edhe futbolli i Kosovës.
“Çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Ne kemi dalë përtej qytetit, sot kemi përfaqësuar edhe futbollin e Kosovës”.
“Sigurisht se kartoni i kuq e ndryshoi rrjedhën e lojës. Dalja me karton të kuq na e lehtësoi pak”.
Ballkani sot shkroi histori, pasi u bë skuadra e parë nga Kosova që siguroi një vend në garat evropiane.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...