Kareem Abdul-Jabbar, një nga ikonat e NBA-së dhe njëkohësisht një nga liderët e të drejta afro-amerikane, ka reaguar pas vdekjes së George Floyd nga policia pak ditë më parë.
Kjo vrasje ka shkaktuar pakënaqësi e protesta në Amerikë.
Në një intervistë për “LA Times”, ai tha: “Problemi më i madh sot i protestuesve me ngjyrë sot nuk është distancimi social, apo fakti se disa të dëshpëruar po vjedhin bluza dhe i vënë flakën një komisariati”.
“Sot, njerëzit me ngjyrë kanë frikë se fëmijët e tyre, vëllezërit e motrat do të vriten nga policia vetëm se kanë dalë për të bërë një shëtitje. Mos ndoshta nga që janë me ngjyrë duhet të mbyllen në shtëpi?”, tha Jabbar.
“Duket sikur virusi i racizmit sot po e infekton më shumë këtë vend se virusi i Covid-19. Ne zezakët jemi të parët që humbasim vendet e punës prej koronavirus, duan të na heqin të drejtën e votës etj. Ka nisur gjuetia ndaj zezakëve”, tha Kareem Abdul-Jabbar.
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...