Reprezentuesit e Iker Casillasit i kanë ofruar shërbimet e portierit të Portos te Sevilla.
Ish kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës nuk ka rinovuar ende kontratën e tij te Porto, e cila skadon në fund të muajit qershor, pasi mendohet se ai është duke kërkuar për një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
36-vjeçari, i cila ka shpenzuar dy sezonet e fundit në Portugali, ka qenë duke u kërkuar gjatë javëve të fundit nga Liverpooli dhe Paris Saint Germain.
Gazeta spanjolle ‘El Desmarque’ pretendon se kontakti fillestar ndërmjet kampit të lojtarit dhe Sevillas ka ndodhur disa javë më parë, por që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë progres.
Pas emërimit të Eduardo Berizzos si trajner, Sevilla është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm nën udhëheqjen e drejtorit të ri sportiv, Oscar Arias./arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...