Igli Tare tashmë është zyrtarizuar në postin e drejtorit sportiv të Milanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kuqezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Tare ka një përvojë të gjatë në futbollin profesionist italian, si futbollist i ekipeve si Brescia, Bologna dhe Lazio.
Pas tërheqjes nga fusha, ai u emërua drejtor për më shumë se 15 vite tek Lazio. Gjatë kësaj periudhe, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e klubit, përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tri Superkupa italiane.
CEO i Milanit, Giorgio Furlani vlerësoi lart figurën e shqiptarit të lindur në Vlorë.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të nisur një kapitull të ri: kompetencë, vendosmëri dhe vlera të forta, të kombinuara me njohuri të thellë për futbollin italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur projektin ambicioz sportiv të klubit”, u shpreh Furlani.
Ndërkohë, Tare u shpreh i lumtur që u bë pjesë e klubit të Milanit.
“Të bëhem pjesë e një klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. E falënderoj klubin për besimin. Klubi e njeh mirë vendosmërinë time dhe dëshirën për të pasur sukses: do t’i kushtoj të gjithë përvojën time këtij klubi të madh, që synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe evropian”, deklaroi Igli Tare./Arbresh.info
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...