Drejtori i ri sportiv i AC Milan, Igli Tare synon një goditje të madhe në merkato, pasi dëshiron të transferoj në radhët e kuqezinjve, mesfushorin kroat, Luka Modric.
Sipas ekspertit të transferimeve, Tare ka një ëndërr të madhe për verën, transferimin e Luka Modrić në “San Siro”, shkruan Arbresh.info.
Aktualisht, nuk ka një ofertë zyrtare nga Milan për Modrićin, por fakti që emri i tij është përmendur në tavolinat e afatit kalimtar të klubit tregon ambicien e Tares për të sjellë eksperiencë dhe cilësi të lartë në mesin e fushës.
??⚫️ EXCL: AC Milan new director Igli Tare dreams of bringing Luka Modrić to the club.
He’s one of the names mentioned in initial internal talks.
Modrić received several approaches from clubs all over the world since leaving Real Madrid, not in a rush to pick his next club. pic.twitter.com/HHe7Bsg54h
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
Modrić, i cili sapo ka përfunduar një epokë historike me Real Madridin, ka marrë oferta nga klube të ndryshme përfshirë MLS, Arabinë Saudite dhe disa destinacione europiane, por nuk ka vendosur ende, klubin e tij të radhës.
E ardhmja e Modricit do të mësohet pasi ai ta përfundojë edhe Kupën e Botës për klube me Realin, i cili do të jetë eventi i fundit me madrilenët për të.
39-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami, kurse nga Madridi do të largohet si lojtar i lirë./Arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë