Mauro Icardi ka refuzuar të fut zikaltrit në garë për titull pas fitores ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në Serie A.
Argjentinasi tregoi se qëllimi ende është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe se po bëjnë maksimumin.
“Është një fitore e rëndësishme sepse kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe fitorja”, ka thënë Icardi për Mediaset Premium.
“Bëra maksimumin te aty dy harkime. Ende ndjej keqardhje për pjesën e parë, duhet të shënoja. Gjuri më dhemb pak, por nëse vazhdoj të shënoj gola kështu, mund të vazhdojë”.
“Scudetto? Mos harroni se dy vite me Roberto Mancinin ishim në krye, por në janar kemi rënë. Do shikojmë në maj nëse jemi ende kaq lart”.
“Objektivi është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe pas kësaj mund të mendoj për Kampionatin Botëror (me Argjentinën)”, ka shtuar Icardi.
Pas javës së 13-të në Serie A, Interi renditet në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Napoli.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...