Mauro Icardi ka qenë një nga transferimet më të mëdha të verës së kaluar, kur nga Inter kaloi te PSG në huazim, me mundësi blerje për 70 milionë euro.
Kalimi te PSG e ka përcjell argjentinasin me një formë të lartë, duke shënuar gola dhe duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm te kampionët e Francës.
Ish sulmuesi i Interit, që ndoshta pak kush e ka pritur, ka ulur në bankinë edhe Edinson Cavanin, që gjatë janarit kërkoi të largohej nga ‘Parku i Princave’.
Këto paraqitje nuk ka dyshime se kanë bindur drejtuesit e PSG për të blerë gjithë kartonin e Icardit, por janë të informuar se në këtë garë do të rivalizohen edhe nga Juventus.
Sipas asaj që shkruan ‘TuttoSport’, Mauro Icardi do të jetë një prioritet për Juventusin gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.
‘Zonja e Vjetër’ do të sfidojë PSG për lojtarin e Interit, i cili pas atij fundi te ‘Zikaltërit’, transferimin në Torino mund ta shoh si mundësi për ‘hakmarrje’.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...