Zlatan Ibrahimovic bëri një paraqitje të shkëlqyeshme por një gol dhe një asist nga ai nuk mjaftuan për Los Angeles Galaxy ndaj New York Red Bulls, pasi skuadra e tij humbi 3:2 të shtunën mbrëma.
Los Angeles Galaxy u mposht 3:2, në një ndeshje në të cilën sulmuesi suedez kontribuoi në të dy golat, dhe mbetet në vendin e dytë në konferencën perëndimore të MLS-së, shkruan Gazeta Express.
Ibrahimovic asistoi për Antuna në minutën e 39-të, i cili barazoi rezultatin në 1:1, pasi paraprakisht Tarek e kishte kaluar Red Bulls në epërsi.
Katër minuta më vonë, Ibra shënoi një supergol me kokë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij për herë të parë në këtë takim.
Megjithatë, dy gola në pjesën e dytë nga Rzatkowski dhe Etienne, i siguruan Red Bulls fitoren ndaj La Galaxy. /Gazeta Express/
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...