Menaxheri Mino Raiola mund të jetë pengesë për rikthimin e sulmuesit suedez tek “Nerazzurri”
Zlatan Ibrahimoviç po planifikon të rikthehet në futbollin evropian pas eksperiencës amerikane, shkruan Gazeta Express.
Futbllisti i Los Angeles Galaxy preferon ta vazhdojë karrierën në Serie A, ku kishte luajtur për Juventusin, Interin e Milanin.
Së fundmi flitej se sulmuesi suedez mund të rikthehet në Inter.
Por, këtë transferim mund ta pengojë menaxheri i 38 vjeçarit, Mino Raiola, shkruan “Calciomercato”.
Klubi italian ka marrëdhënie të këqija me Raiolan dhe ky mund të jetë problem për t’u realizuar ky transferim.
Ibrahimoviç e ka paralajmëruar largimin nga LA Galaxy.
Për të flitet se mund të kthehet në Milan ose Manchester United, por interesim për Ibrën ka shfaqur edhe Napoli.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...