Anëtari i komisionit te Federata e Futbollit të Italisë, Roberto Fabbricini beson se “i gjithë futbolli italian dhe jo vetëm Juventusi” do të përfitoj nga arritja e Cristiano Ronaldos.
“Zonja e Vjetër” ka nënshkruar me superyllin portugez nga Real Madridi duke shënuar kështu herën e parë pas një dekade që një fitues i Topit të Artë të luaj në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e prisja që Cristiano Ronaldo të vinte në Itali”, ka pranuar Fabbricini duke folur për ‘Sky’ para prezantimit të kalendarit në Serie A.
“Mendoj se i gjithë futbolli italian dhe jo vetëm Juventusi do të përfitoj”
“Ne shpresojmë për një sezon të mrekullueshëm dhe unë shpresoj që të gjithë të shijojmë çdo të diele”
Ronaldo finalizoi transferimin e tij te Juventusi për 100 milionë euro në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...