Atlético Madrid ka siguruar transferimin e mbrojtësit sllovak Dávid Hancko nga Feyenoord, duke e bërë atë përforcimin më të rëndësishëm për prapavijën në këtë afat kalimtar.
Pas dështimit të marrëveshjes me Al Nassr në orët e fundit, klubi madrilen ka rihapur me urgjencë një operacion që kishte qenë në pritje për disa muaj, raporton Fabrizio Romano.
Vetë lojtari ka dhënë dritën jeshile për kalimin në Madrid, ndërsa marrëveshja pritet të kushtojë rreth 34 milionë euro me bonuse të përfshira.
Që nga vera e kaluar, qendërmbrojtësi ka qenë në radarin e Diego Simeones, i cili e vlerëson shumë për soliditetin, lidershipin dhe fleksibilitetin në mbrojtje. Dështimi i transferimit të tij në Arabinë Saudite, i shoqëruar me polemika për trajtimin e marrë në hotelin e grumbullimit, i hapi rrugë Atléticos për të rifilluar negociatat me Feyenoordin, këtë herë me më shumë sukses.
Hancko ka dalë përpara alternativës tjetër, Renato Veiga, me klubin që do të firmosë vetëm me njërin prej tyre.
Operacioni me Hanckon është pranë përmbylljes dhe mund të zyrtarizohet në orët në vijim, duke përforcuar ndjeshëm një repart që ka nevojë të menjëhershme për siguri.
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...