Pas shumë diskutimeve rreth të ardhmes së tij, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj duket se ka vendosur për të qëndruar te Napoli për të paktën edhe një sezon.
Reprezentuesi i Shqipërisë, i cili ka qenë shënjestër e klubeve të mëdha si Chelsea dhe Juventusi gjatë vitit të kaluar, kishte prishur raportet me ish kryetrajnerin Maurizio Sarri, transmeton portali arbresh.info.
Si pasojë e kësaj, Hysaj ka qenë shënjestër e një numri të madh klubesh nga mbarë Evropa.
Por, për shkak të mungesës së ofertave këtë verë, Hysaj duket se do të vazhdojë qëndrimin te Napoli të paktën edhe për një sezon.
Napoli nis sezonin e ri 2019/20 me ndeshjen si mysafirë kundër Fiorentinas mbrëmjen e sotme (e shtunë)./arbresh.info/
Trump optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mi...
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...