Vazhdon edhe më tutje të jetë njëri nga emrat më të lakuar.
Fjala është për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare dhe të Napolit në Itali, Elseid Hysaj, shkruan gazetablic.
Ky i fundit qe një kohë të gjatë po kërkohet nga Chelsea i Maurizio Sarrit, mirëpo që nuk pati asgjë konkrete në atë drejtim.
Edhe pse mediat italiane dje raportuan se futbollisti ka një akord me trajnerin Ancelotti për minutazh më të madh, tani edhe një skuadër tjetër po përmendet si destinacioni i mundshëm i Hysajt.
Atletico Madrid po kërkon të gjejë një zëvendësues ideal për Simo Vrsaljko, i cili verën që shkoi kaloi te rivali i napoletanëve, Interi.
Ende nuk dihet nëse kapiteni ‘kuq e zi’ do ta shqyrtojë këtë ofertë apo jo, derisa ne do t’iu njoftojmë për çdo risi eventuale sa i përket kësaj çështjeje.
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...