Shqipëria barazoi me rezultat 2-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të grupit B.
Mbrojtësi i kombëtares kuqezi Elseid Hysaj ka qenë cak i kritikave pas mdeshjes me Italinë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pas kësaj ndeshje ai tha se duhej të reagonte në fushë pas gjithë asaj që ndodhi me Italinë, ndërsa pati një koment edhe për Spanjën.
“Ndeshja tregoi se mund ta kishim fituar, por edhe barazimi nuk është keq. Ndeshja në planin personal? Duhej të reagoja në fushë sepse po merremi sikur kemi ardhur për të kaluar kohën. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen, më bënë krenar që jam shqiptar. Me Spanjën? Duhet ta provojmë që të mos largohemi me ndonjë peng, të japim 100% dhe pastaj të shohim”, u shpreh Hysaj.
Shqipëria ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës e luan të hënën me 24 qershor nga ora 21:00./Arbresh.info/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...