Pas një sezoni të shkëlqyer me Bornemouthin, mbrojtësi spanjoll, Dean Huijsen është duke u vëzhguar nga shumë klube për ta transferuar futbollistin gjatë merkatos së verës.
Pas Chelseas, Liverpool dhe Arsenalit, në garë për 20-vjeçarin spanjoll, ka hyrë edhe Real Madridi, shkruan Arbersh.info.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, Real Madridi është në dijeni se lojtari ëndërron, një transferim te “Los Blancos”, ndërsa po zhvillohen bisedime të brendshme me trajnerin Xabi Alonso për një qendërmbrojtës të ri.
Gjithashtu mediat e huaja kanë shkruar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka premtuar trajnerit të ardhshëm që klubi do ta transferojë së paku një qendërmbrojtës këtë merkato.
? More on Dean Huijsen. Real Madrid know the player dreams of the move, as internal talks are taking place with Xabi Alonso on new CB.
Chelsea, Liverpool and Arsenal are ready to trigger £50m clause getting deal done this month, trying to agree with player’s camp.
Race open. pic.twitter.com/rCu3EWyazy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2025
Chelsea, Liverpool dhe Arsenal janë gjithashtu të gatshëm të aktivizojnë klauzolën prej 50 milionë £ për ta mbyllur marrëveshjen këtë muaj, duke u përpjekur të arrijnë një akord me përfaqësuesit e lojtarit.
Huijsen është transferuar nga Roma tek Bornemouthi verën e kaluar, ku në Premier League këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar tre gola dhe dhuroi një asistim. Gjithashtu performancat e tij kanë qenë të shkëlqyera në mbrojtje.
Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2030 dhe për këtë secili klub që dëshiron ta ketë në pronësi talentin spanjoll, duhet ta paguaj klauzolën e tij./Arbresh.info
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...