Hudson-Odoi bënë kërkesë për të lejuar transferimin e tij te Bayern Munich

21:17 | 26 Janar 2019
A. B.

Sulmuesi i ri anglez i Chelsea, Callum Hudson-Odoi ka bërë kërkesë për tu transferuar te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Bavarezët ka muaj që kanë shprehur interesim për transferimin e talentit të madh anglez, Hodson-Odoi.

Megjithatë, drejtuesit e Chelseat nuk duan të privohen nga shërbimet e talentit të tyre duke mos dashur ta shesin.

Bayern Munichu thuhet se ka bërë katër oferta për lojtarin, por që të gjitha janë refuzuar nga gjiganti anglez.

Gjiganti gjerman fillimisht kishte ofruar 15 milionë euro për Hudson-Odoit, ndërsa oferta e dytë dhe e tretë shkoi te 25 milionë dhe e katërta deri në 40 milionë euro.

Chelsea mendoi ta padis Bayernin në FIFA shkaku i qasjes së vazhdueshme ndaj lojtarit edhe përkundër refuzimit, por tani me kërkesën e lojtarit nuk i mbetet asnjë provë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale