Sulmuesi i kombëtares shqiptare me prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë merkatos së verës.
Kështu të paktën kanë raportuar mediat kroate gjatë ditës së sotme, shkruan Arbresh.info.
Dinamon është duke e përfshirë një revulocion në skuadër pas dështimit në kampionat, dhe disa emra tashmë janë bërë të ditur se do të largohet. Teksa pritet të ketë akoma ndër ta edhe futbollisti nga Istogu.
Deri më tani ka disa skuadra që kanë shprehur interesim për Hoxhën, ndër to edhe Hull City. Kjo skuadër bën gara në Championship.
Tjetër skuadër është Kayserispori i elitës turke e cila po ashtu është e interesuar.
Por jo vetëm kjo skuadër nga Turqia e Hoxhën, pasi ai është edhe në “radarin” e Trabzonsporit dhe Eyupsporit.
Më herët për kosovarin Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Lecce.
Hoxha është pjesë e Dinamos nga janari i vitit 2024./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...