Dinamo Zagreb sonte luan sfidën e parë të Play-offit në kuadër të kualifikimeve për Champions League ndaj skuadrës së Qarabagut nga Azerbajxhani.
Padyshim e gjithë vëmendja në këtë sfidë është tek futbollisti nga Istogu, Arbër Hoxha, shkruan Arbresh.info.
Ylli i kombëtares shqiptare po kalon në një periudhë fantastike këtë edicion të ri me Dinamon e Zagrebit.
Në tri ndeshjet e para këtë sezon me gjigandin kroat ai ka realizuar dy gola dhe këtë fillim sezon po del të jetë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Sfida e Dinamos ndaj Qarabagut luhet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...