Holanda ka arritur të kaloj në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Holanda ka barazuar 2 me 2 ndaj Gjermanisë, duke arritur që të kaloj në ‘Final Four’.
‘Pancirët’ kaluan fillimisht në epërsi me golin e Timo Werner në minutën e 9’, ndërsa Leroy Sane (20’) e dyfishoi epërsinë, raporton “lajmi.net”.
Pjesa e dytë filloi më keq për Gjermaninë, pasi Holanda arriti ta ngushtoi epërsinë në minutën e 85’ me anë të Promes.
Por, tulipanët nuk u ndalën me kaq, pasi Virgil van Dijk, arriti t’i barazoi shifrat në minutën e 90’+1.
Gjermania në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, do të luajë në Ligën B.
Pas kësaj ndeshjes, Franca është lidere e Ligës A, Grupi 1 me shtatët pikë,Holanda me gjashtë dhe Gjermania me katër.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata