HISTORIKE/19-vjecari Alcaraz fiton US Open

08:36 | 12 Shtator 2022
Emir Abduramani

Carlos Alcaraz mbrëmë ka fituar grand-slamin US Open në tenis.

Alcaraz, vetëm 19 vjec, bëhet lojtari më i ri në historinë e tenisit që fiton një titull të madh, apo sic quhet në zhargonin tenistik, Grand-Slam.

Spanjolli mposhti në finale tenistin nga Norvegjia, Casper Ruud, i cili aktualisht është i pesti në renditjen botërore të tenisit.

Me këtë fitore, Alcaraz tani ka dalë i pari në renditjen botërore të tenisit, nga pozita e tretë sa ishte para fillimit të US Open në ShBA.

Shpërndaje në rrjete sociale