Inter mbrëmë eliminoi Barcelonën nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 4-3 pas vazhdimeve.
Rezultati nga dy sfidat ishte 7-6 në të mirë të zikaltërve, shkruan Arbresh.info.
Në fakt për një moment, Inter e pa vetën buzë eliminimit, por në skenë u shfaq Francesco Acerbi me një gol në minutën e tretë shtesë për ta barazuar rezultatin në 3-3.
Italiani ka një histori të vecantë e cila është bërë mjaft mediatike.

Francesco Acerbi e nisi karrierën e tij në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë ka përjetuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.
Ai e ka mposhtur kancerin dy herë, ka luftuar me sukses depresionin dhe varësinë nga alkooli – duke u rikthyer gjithmonë më i fortë.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur për 10 klube të ndryshme në Itali.
Në moshën 37-vjeçare, Acerbi shënoi golin e tij të parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve, në minutën e 93-të të gjysmëfinales ndaj Barcelonës.
Goli i tij barazoi rezultatin dhe çoi ndeshjen në vazhdime, të cilat më pas u fituan nga Interi./Arbresh.info
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...