Bruno Nuho dhe Irdi Kashari të angazhuar prej vitesh në Bodybuilding shënuan një fitore të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik në Serbi.
Irdi është shpallur kampion ballkanik në kategorinë Fiziku Mashkullor ndërsa Bruno në Bodybuilding.
Me fitoret e tyre, ata bënë që himni shqiptar të këndojë dy herë në mes të Beogradit, ku u mbajt kampionati.
Të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, djemtë durrsakë thanë se ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe për faktin që triumfuan në këtë vend.
“Kemi marrë shumë respekt nga serbët. U ngritën në këmbë kur ishim në publik. Ishte një lloj emocioni që nuk di ta përshkruaj. Mund të këndohej himni në Itali, Amerikë por në mes të Serbisë ishte një ndjesi e bukur. Shkuam për të fituar”, tha Irdi. /Gazeta Express/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump