Gonzalo Higuain nuk do të shitet për më pak se klauzola e tij prej 94.7 milionë eurove, ka njoftuar klubi i Napolit.
Sulmuesi argjentinas është i lidhur me një largim nga San Paolo pasi klubi italian dështoi të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Sidoqoftë, Napoli ka njoftuar se sulmuesi 27-vjeçar nuk do të largohet për një shumë më të ulët sesa klauzola e tij.
“Napoli dëshiron që zyrtarisht të sqarojë disa pohime të gazetave për një largim të mundshëm të Higuainit”, ka thënë Nicolas Lombardo, zyrtar i klubit të Napolit për Radio Kiss Kiss.
“Klubi dëshiron të thekson se argjentinasi nuk largohet për një shumë më të vogël se 94.7 milionë euro. Nuk do të pranojmë oferta më të ulëta”.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë