Në pritje të njoftimit zyrtar, Ansa ka nxjerrë rezultatet e tamponëve për tre futbollistët e Lazios, të kryer të premten e kaluar në laboratorin e Avellinos, të kërkuar nga Prokuroria i këtij qyteti. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, analizat konfirmuan negativitetin e tamponëve për Immobilen dhe Lucas Leivan, ndërsa Thomas Strakosha, që ka humbur edhe grumbullimin me Shqipërinë, ka rezultuar pozitiv.
Këto janë (sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Ansa) disa nga rezultatet e tamponëve të lojtarëve bardhekaltër, të ripërpunuar në spitalin e Avellinos nga eksperti i caktuar nga Prokuroria si pjesë e hetimit ndaj Massimiliano Taccones, përgjegjës i “Futura Diagnostica”, laboratori që kreu kontrollet e lojtarëve të Lazios më 6 nëntor, para Lazio-Juventus.
Në atë rrethanë, tamponët e tre lojtarëve dolën negativë, ndryshe nga laboratorët Synlab dhe Campus Biomedico, që për të njëjtët lojtarë nxorën rezultate të kundërta, pra të infektuar me COVID-19.
Strakosha, i cili ishte i vetmi që rezultoi pozitiv në rishqyrtimin e tamponëve, kishte rezultuar negativ në kontrollin e kryer në Avellino, por pozitiv në analizën e dy laboratorëve të tjerë.
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...