Matheus Cunha është transferimi i fundit i Hertha BSC, duke e quar në katër numrin e ardhjeve me harxhime 78 milionë euro.
Drejtori sportiv, Michael Preetz, ishte i pari që konfirmoi zyrtarisht nënshkrimin e ri nga RB Leipzig.
Sipas “Sky”, kryeqytetasit do të paguajnë rreth 15.5 milionë euro dhe bonuset për brazilianin.
Më herët kishin nënshkruar Krzysztof Piatek, Santiago Ascacíbar dhe Lucas Tousart.
Santiago Ascacibar ishte transferimi i parë, kur u ble nga Stuttgart për mbi 10 milionë euro.
Pas tij erdhi Lucas Tousart nga Lyon, ku mesfushori kushtoi 24.5 milionë euro.
Ndërsa në ditën e djeshme u prezantua edhe blerja më e madhe e klubit, jo vetëm në këtë afat, por në vitet e fundit.
Sulmuesi polak, Krystof Piatek, kaloi nga Milani te Hertha për 27 milionë euro.
Hertha aktualisht është në vendin e 13-të me 22 pikë dhe për këtë vit synim e ka qëndrimin në Bundesligë.
Klbubi nga kryeqyteti pritet të bëjë investime tjera të mëdha gjatë verës.
Dy raste me mjete të dyshuara shpërthyese në Gjakovë, njëra ...
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...