Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Herolind Shala ka kërkuar falje tek “Dardanët” për disfatën e pësuar ndaj Islandës.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të eliminatoreve në botërorin “Rusia 2018”, skuadra e trajnerit Albert Bunjaku u mposhtë me rezultat 1 me 2 nga Islanda, shkruan portali arbresh.info.
“U munduam shumë, dhamë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv, një fitore për ju që na përkrahni gjithmonë dhe nuk po na leni të vetëm në asnjë moment. Nuk ia dolëm në fund, por ne do të vazhdojmë rrugën e nisur, do t’iu bëjmë krenar, do ta shpërblejmë besimin tuaj me një kampionat evropian apo botëror së shpejti. Faleminderit për mbështetjen dhe na falni për zhgënjimin. Ju duam dardanë”, shkruan Herolind Shala në rrjetin social Facebook.
Kosova pësoi disfatën e katër radhazi duke vazhduar qëndrimin në fund të Grupit I me vetëm një pikë, aq sa ka edhe Finlanda./arbresh.info
https://www.facebook.com/herolindshala/posts/1485385451473670
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...