Mbrojtësi i Francës, Theo Hernandez, është shprehur lumtur me fitoren dhe golin e shënuar kundër Marokut.
‘Gjelat’ mbrëmë mundën Marokun (2-0), duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
“Një mbrëmje e pabesueshme. E dinim se do të ishte e vështirë. Maroku është një ekip i fortë dhe tani duhet të mendojmë për finalen”, ka thënë Hernandez.
Ai thotë se Kombëtarja e Francës është duke bërë një Kampionat të madh në Botërorin 2022. Franca në finale do të ndeshet me Argjentinën. Mbrojtësi francez thekson se nuk ka frikë nga Lionel Messi.
“Kemi pasur një muaj të rëndësishëm, duke punuar çdo ditë për këtë moment”, tha ai.
Ju tremb Messi? “Jo. Ne e dimë se Argjentina ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe kemi disa ditë për të punuar deri te finalja”, pohoi mbrojtësi i Milanit.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...