UEFA vazhdon ta refuzojë përdorimin e VAR në garat evropiane.
Ndonëse në shumë kampionate elitare të futbollit evropian, sistemi VAR është duke u përdorur, UEFA nuk është e bindur për ta futur atë edhe në Ligën e Kampionëve.
Presidenti i këtij institucioni, Aleksander Çeferin ka thënë se ndoshta nga edicioni 2019-2020 mund të shohim VAR-in edhe në garat evropiane.
“Liga e Kampionëve është si një Ferrari, nuk mund ta ngasësh menjëherë, duhet më parë të stërvitesh mirë, duhet praktikë dhe teste shtesë”, deklaroi Çeferin për Gazzetta dello Sport.
“Është ende herët të flasim për VAR. për të qenë më realistë mendoj se ndoshta nga sezonit 2019-2020 mund të flasim për VAR në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta edhe në Kampionatin Evropian”, ka shtuar ai.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit