Ylli i Real Madrid, Eden Hazard ka pranuar se ky sezon nuk ka qenë i duhuri për të, por shpreson të fillojë të gjejë formën e duhur.
Hazard u transferua nga Chelsea në verë për 100 milionë euro, por dy lëndime shkaktuan që të humbasë shumicën e sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Belgu e ka pranuar se ky sezon nuk ka qenë i mirë, por beson se në sezonin e dytë do rikthehet në top formë.

“Sezoni im i parë në Madrid ka qenë i keq, por jo shumë i keq. Është sezon me adaptim. Do gjykohem për sezonin tim të dytë”.
“Ka lojtarë të mirë, kam takuar shumë njerëz. Ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Kam katër vite kontratë dhe shpresoj të jem në formë”.
“Nuk e di se kur do të luaj përsëri. Bisedova me Zidanen dje dhe as ai nuk e di. Duhet të provojmë të jemi në formë. Nuk e dimë nëse liga do të rifillojë ose jo, shpresojmë që po dhe që do rikthehem në fund të sezonit. Nëse nuk mund të përfundojmë këtë sezon, atëherë është mënyra si është”, deklaroi Hazard.
Raportimet thonë se Hazard do rikthehet nga lëndimi në fund të muajit prill./arbresh.info.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...