Drenica ka arritur të shënoj fitore në xhiron e parafundit ndaj Istogut me rezultat 3-1 në kuadër të Ligës së Parë, grupi A.
Kjo fitore i ka siguruar drenicakëve edhe titullin kampion dhe inkuadrimin në Superligë, pas dy vitesh mugnesë, shkruan Arbresh.info.
Heroi i Drenicës në këtë sfidë ishte Igball Jashari i cili shënoi hattrick.
Ai realizoi gol fillimisht në minutën e nëntë. Ndërkohë dy mintua më vonë realizoi golin e dytë personal. Teksa hattrickun e kompletoi në minutën e 51-të.
Golin e vetëm për Istogun e shënoi Blend Dervishaj në minutën e 88-të.
Pas 26 xhirosh, Drenica ka 55 pikë dhe siguroi edhe matematikisht pozitën e parë në tabelë./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...