Sot në selinë e FFK-së, presidenti Agim Ademi ka pritur në takim përfaqësuesit e FIFA-s, Tomas Danilevicius dhe Daniel Cooke, në një takim pune së bashku me Departamentin Teknik të Federatës, në kuadër të projektit të ri të aprovuar nga FIFA “Talent Coach Programme”.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i FFK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info
“Jemi të nderuar që ky projekt, i cili për herë të parë do të zbatohet në rajon, do të fillojë pikërisht në Kosovë.”
“Ky padyshim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të futbollit tonë, pasi përfshin krijimin e Akademisë së parë për talente U14, për vajza dhe djem, si dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në të gjitha regjionet e vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Agim Ademi.
Zbatimi i këtij projekti do të nisë në fillim të vitit 2026 dhe përbën si gurthemel për avancimin e mëtejmë të futbollit të të rinjve në vendin tonë.
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri