Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, raportohet se dëshiron t’i ofrojë Frenkie De Jong një kontratë të re pasi holandezi u lidh vazhdimisht me një largim të mundshëm.
Sipas një raportimi nga mediumi katalanas Sport, Flick shpreson se Barcelona do ta bind mesfushorin ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në verën e vitit 2026.
Raportimi shton se Barcelona i ofroi holandezit një marrëveshje të re edhe vitin e kaluar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët.
Sport nënvizon tutje se Flick e sheh De Jong si një lojtar të rëndësishëm tek Barcelona dhe se ai mund ta zë vendin e Marc Casados në formacion së shpejti.
Problemi kryesor në negociata mbetet paga e lojtarit, veçanërisht duke marrë parasysh gjendjen e rënduar financiare të Brcelonës.
Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje gjatë kësaj vere, De Jong do të jetë në dispozicion për shitje,
Pasi lojtarë si Ronald Araujo, Pedri dhe Gavi nënshkruan kontrata të reja, Flick dëshiron të sigurojë edhe shërbimet e 27-vjeçarit gjithashtu./Telegrafi/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...