Nuk ka surpriza në Çmimin e Madh të Barcelonës, pasi kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton ia doli të marrë fitoren e katërt në 6 gara sezonale të zhvilluara deri tani dhe me triumfin e sotëm hyri në historinë e Formulës 1.
Piloti britanik i skuadrës gjermane të Mercedes u ngjit në podium për herë të 156 në karrierë, duke u bërë automatikisht piloti me më shumë podiume në historinë e këtij sporti, të cilën Lewis Hamilton vijon ta rishkruajë.
Vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira piloti i Red Bull Max Verstappen, i cili sot u renditi dyti, ndërsa finlandezi i Mercedes, Valteri Bottas plotësoi podiumin, duke e mbyllur garën në vendin e tretë, transmeton ss.
Vendi i katërt dhe i pestë shkoi për dy makinat Racing Point, me Lance Stroll dhe Carlos Perez, ndërsa për skuadrën e Ferrarit ishte një fundjavë për t’u harruar, pasi Vettel e mbylli garën në vendin e shtatë, ndërsa Leclerc u tërhoq për shkak të një problemi elektrik.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran