Sulmuesi, Hakim Ziyech ka thënë se ka ende punë të papërfunduar te Ajax, pavarësisht që do transferohet te Chelsea në fund të sezonit.
Maroku do t’i bashkohet Chelseas në fund të sezonit duke u bërë transferimi i parë i Frank Lampard, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari tri javët e fundit ishte i lënduar, por u rikthye në fitoren e djeshme të kampionit holandez ndaj Vitesse.
Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se shpreson të krijojë edhe disa kujtime të mira para se të largohet nga Amsterdam.
“I lumtur që u ktheve, që mund të shijojë edhe këta muaj në fushë, aty ku përkas. Morra mesazhe të mira dhe pozitive gjatë mungesës sime dhe shpresoj të krijoj disa kujtime të bukura”.
“I lumtur me hapin e radhës, por kam punë të papërfunduar që duhet ta durojë”, shënoi Ziyech në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B8gzVuZnl9_/?utm_source=ig_embed
Ziyech i kushtoi Chelseas 44 milionë euro plus 10 milionë euro bonus./arbresh.info.
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...