Barcelona dhe Real Madridi vijojnë të jenë të përkushtuara në sulmuesin e shumëkërkuar të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, por sipas Goal, kërkesat e norvegjezit për pagë vjetore prej 35 milionë eurove rrezikojnë t’i largojnë prej tij madje edhe gjigantët e futbollit.
Nuk është më sekret dëshira e madhe e klubeve kryesore evropiane për ta pasur sulmuesin 20-vjeçar në radhët e veta.
Çmimi i tij vazhdon të jetë shumë i lartë falë paraqitjeve të shkëlqyera që po i bën ai në Bundesligë.
Mino Raiola, menaxheri i tij, ishte në vizitë në Barcelonë dhe në Real Madrid, i shoqëruar nga babai i Haalandit, Alf Inge.
Ai bisedoi me Jose Angel Sanchez, drejtorin e përgjithshëm të Realit, dhe me Joan Laporta, presidentin e ri të Barçës.
Sipas burimeve të Goal, ato takime ishin caktuar kohë më parë, pasi babai i Haalandit dëshironte patjetër t’i shihte qendrat stërvitore të të dy klubeve. Ato takime ishin joformale, sipas uebsajtit ndërkombëtar të futbollit.
Por për Barçën, Realin apo cilido klub tjetër, çështja kryesore në bisedime për Haalandin do të jetë paga e tij.
Gola ka mësuar se një klub anglez kishte bërë ofertë për Haalandin para disa muajve dhe ishte larguar nga ai menjëherë pasi norvegjezi kishte kërkuar pagë vjetore prej 35 milionë eurove.
Derisa ky klub e humbi interesimin për Haalandin, edhe Barça e Reali janë të vetëdijshme se nuk janë në gjendje t’i ofrojnë pagë të tillë atij. /Gazeta Express/
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë