Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka përfunduar si objektivi kryesor në listën e transferimeve të klubit anglez, Chelsea.
Haaland ka qenë në formë të shkëlqyeshme edhe një herë për klubin gjerman këtë sezon dhe vazhdon të rris reputacionin e tij brenda dhe jashtë vendit, transmeton Telegrafi.
Forma e tij e lartë me Dortmundit dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që Haaland të pëlqehet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Por, përfaqësuesi i Norvegjisë i lindur në Leeds tani është në krye të listës së dëshirave të Frank Lampard, me sulmuesin që shihet si një gjë e domosdoshme nga Blutë.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Haaland është prioriteti kryesor i Chelseat në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Real Madridit, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Juventusi./Arbresh.info/
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt