Pep Guardiola insiston se ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne nuk është në shtije duke shtuar se mesfushori ka një klauzolë të blerjes prej 250 milionë euro.
De Bruyne ishte ylli i skuadrës së Cityt që theu një numër rekordesh edicionin e kaluar ku përfunduan duke fituar titullin e Premierë Ligës nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
City aktualisht është në mungesë të reprezentuesit bleg për shkak të lëndimit në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushe deri në muajin nëntor.
Guardiola ka theksuar se nevojitet një tarifë rekorde për të larguar De Bruynen nga City, pasi 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare në fillim të këtij viti.
“Ai është shumë i mirë. Ai është një lojtar shumë dinamik”, ka thënë Guardiola në një intervistë për ‘Universo Valdano’. “(Trajneri i Leeds United) Marcelo Bielsa më ka thënë se ishte lojtari i preferuar i tij. Ai bënë gjithçka”
“Ditën tjetër, unë jam takuar me prindërit e tij dhe ju shpesh mësoni se si janë fëmijët kur ja njihni prindërit”
“Ai është një djalosh i mrekullueshëm. Klauzola e tij është 250 milionë euro, ai nuk është në shitje”
Ashtu si De Bruyne, Guardiola ka vendosur për të ardhmen e tij në City duke vazhduar kontratë në Etihad Stadium./arbresh.info/
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...