Manchester City thuhet se mund të tentojë transferimin e Neymarit në afatin kalimtar të verës.
Vërshëllimet dhe fyerjet e rënda që ai mori nga tifozët të dielën gjatë ndeshjes ndaj Bordeaux, kanë bërë që braziliani të mendojë largimin nga “Parc des Princes”.
Neymar u lidh vazhdimisht me një rikthim te Barcelona vitin e kaluar, megjithëse një lëvizje e tillë nuk ndodhi.
Megjithatë, raportimet e fundit thonë se edhe Paris Saint-Germaini dëshiron ta shesë 30-vjeçarin në afatin e verës. Dhe, sipas “Fichajes”, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guradiola, dëshiron ta transferojë atë në “Etihad”.
Barcelona shihet si rival i Cityt në këtë rast, por Neymar me rikthim eventual në “Camp Nou” mund të “goditet” nga një ulje e pagës.
Reprezentuesi i Brazilit ka kontratë të vlefshme me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2025.
Rob Jetten, bëhet kryeministri më i ri holandez
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Takimi Kurti – Hargreaves: Britania rikonfirmon mbësht...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë