Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola duket qartë që nuk është një njeri që pranon kritikat e të tjerëve qetë për ekipin e tij.
Pas ndeshjes së humbur nga Borussia Dortmund që i shkaktoi Bayernit humbjen e Kupës Gjermane në gjysmëfinale tek penalltitë, mesfushori i Drotmundit, Sebastian Kehl ka kritikuar skuadrën e Guardiolas, që e fajësonte gjyqtarin për humbjen e derbit.
Kehl tha: “Nëse Bayerni nuk mund të shënojë në penalti, ata duhet të trajnohen për këtë”. “Mendoj se përpjekjet për t’i vënë fajin arbitrit janë të çmendura. Ata e bëjnë shpesh këtë kur mposhten nga ne.”
Kjo kritik duket që acaroi nervat e Guardioles, i cili nuk u durua pa komentuar për këtë në konferencë për shtyp, transmeton arbresh.info.
Duke iu referuar qëndrimit të Dortmundit në Bundesligë, Guardiola tha: Unë kam disa këshilla për Kehl: “ Kur je në një pozitë më poshtë se më shumë se 35 pikë në Bundesligë, duhet ta mbyllësh gojën dhe të rrish me një gisht në të.”
“Ne tani kemi kohë për tu trajnuar pasi jemi kampionë”, shtoi trajneri./arbresh.info
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...