Pep Guardiola e di se suksesi i Manchester Cityt të tij në futbollin anglez nuk do të vlejë asgjë nëse nuk ia del ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.
City e kompletoi tripletën e paparë vendore, duke u bërë skuadra e parë në konkurrencën e meshkujve që e fiton Premierligën, FA Cup dhe Carabao Cup brenda një sezone, transmeton Gazeta Express.
Guardiola e ka shndërruar Cityn në njërën prej skuadrave më të mirë në histori të futbollit anglez, e cila është e gatshme ta dominojë futbollin vendor edhe për shumë vjet të tjera, por mungesa e suksesit në Evropë mbetet një njollë e zezë ndaj saj.
Gjiganti anglez u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale nga Tottenhami, edhe pse në ligë përfundoi 27 pikë mbi të, dhe nuk ka arritur kurrë më larg se në gjysmëfinale.
Guardiola thotë se skuadra e tij tani duhet të arrijë sukses në Evropë.
“Kam thënë edhe më parë se e di që do të më gjykojnë në fund nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve. E di se kurrë nuk do të mjaftojë nëse nuk e arrijmë këtë”, tha Guardiola.
“Njerëzit presin që unë të bëj diçka të veçantë dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe kjo është e vërtetë. Gara në Ligën e Kampionëve është shumë e fortë krahasuar me atë vendore, por na duhet ta fitojmë”, theksoi ai. /Gazeta Express/
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...