Dani Alves dhe Pep Guardiola mund të ribashkohen në Manchester City sezonin e ardhshëm, por vetëm nëse reprezentuesi brazilian është në dispozicion në çmimin e duhur.
Ish mbrojtësi i krahut të djathtë te Barcelona mund të transferohej te City edhe në merkaton dimërore të transferimeve, por gjatë asaj kohe ishte duke qëndruar jashtë fushës si pasojë e një lëndimi, transmeton portali arbresh.info.
‘Sportmail’ raporton se biseda miqësore tashmë janë zhvilluar dhe lojtari vazhdon ende të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin sportiv të Manchester Cityt, Txiki Beguiristain, dhe trajnerin Pep Guardiola.
Gjiganti anglez ka gjithashtu në shënjestër edhe mbrojtësin Hector Bellerin të rivalit në Premierë Ligë – Arsenalit./arbresh.info
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog