Manchester City ka reaguar në momentin e duhur për të rrëmbyer trofeun e EFL Cup, duke mposhtur Arsenal në finalen e madhe në Wembley Stadium.
Ndeshja nisi me dominimin e Arsenalit, që e vuri në vështirësi skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. “Qytetarët” nuk arritën asnjë goditje në portë gjatë pjesës së parë, ndërsa Erling Haaland provoi vetëm një herë në minutën e 44-të, por goditja me kokë shkoi mbi traversë.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. City mori kontrollin e lojës dhe në një periudhë të shkurtër përmbysi gjithçka. Protagonist absolut ishte O’Reilly, i cili shënoi dy gola brenda katër minutash rreth minutës së 60-të, duke vulosur fatin e finales.
Trajneri Guardiola shpërtheu në festë në pankinë, duke lënë pas zhgënjimin e eliminimit nga Real Madrid në Champions dhe formën jo të mirë në kampionat, ku City mbetet disa pikë pas kreut.
Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta nuk arriti të reagojë pas golave të shpejtë, ndërsa City administroi avantazhin deri në fund për të ngritur trofeun.
Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i kënaqur.
“Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe. Kemi kaluar dy javë shumë të vështira. Arsenali na mbyti në 15 minutat e para, por më pas filluam të luajmë. Jam shumë i lumtur sepse Arteta ka krijuar një ekip pothuajse të pamposhtur.”
Ai vlerësoi edhe heroin e finales.
“Ndoshta është blerja e sezonit. Është lojtar shumë i gjithanshëm dhe na ka befasuar. Dy gola fantastikë.”
Ky është trofeu i pestë i Pep Guardiola në këtë kompeticion, duke konfirmuar dominimin e tij në Angli, ndërsa shtoi.
“Çdo trofe është më i vështirë për t’u fituar. Ne ende nuk jemi në nivelin që duam, por gjithmonë gjejmë mënyrën për të fituar.”
City tashmë shpreson që ky triumf t’i japë shtysë edhe në garën për titull në Premier League.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...