Manchester City nuk ka hequr dorë nga Marc Cucurella.
Pas përfundimit të marrëveshjes për transferimin e Oleksandr Zinchenkos te Arsenali, Pep Guardiola e dëshiron spanjollin si zëvendësues të tij – transmeton Gazeta Express.
Oferta thuhet se do të dërgohet së shpejti në mënyrë që të negociohet me Brightonin sa më shpejt që të jetë e mundur.
23-vjeçari me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Më herët është thënë se Brightoni e vlerëson mbrojtësin e majtë me 50 milionë funte, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë oferta që do dërgohet nga kampionët e Anglisë. /Gazeta Express/
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...