Gruja e Mauro Icardit njëkohësisht agjentja e tij, Wanda Nara ka thënë se sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do të shohë Ligën e Kampionëve në televizion.
Lukaku u transferua në Inter gjatë afatit veror, gjë që bëri që Icardi të mos këtë vend në skuadër dhe u huazua nga PSG, transmeton portali arbresh.info.
Belgu gjithashtu ia mori numrin nëntë në fanellë argjentinasit, edhe pse ky i fundit ishte ende në “San Siro”.
Wanda ka thënë se personi i fundit që ka mbajtur numrin nëntë në fanellë ka shënuar 150 gola për “Neurazurët”.

“Do të doja ta shihja Lukakun në formë të mirë në ndeshjet e mëdha. Nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve, do të shohë 1/16 e Ligës së Kampionëve në TV. Numri nëntë i fundit ka shënuar 150 gola për Interin”
Icardi ka thënë se dëshiron të kompletojë transferimin në PSG, pasi është në formë të mrekullueshme./arbresh.info.
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë