Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka folur në konferencë për media një ditë para takimit të parë me KI Klaksvik që zhvillohet në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Gripshi ka thënë se ai me bashkëlojtarë janë gati për ekipin nga Ishujt Faroe dhe ka shtuar se ata do ta japin maksimumin.
“Mendoj se jemi gati dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Po ashtu, kemi disa ndeshje që po i luajmë dhe mund të them se të gjithë jemi optimistë për këtë ndeshje”.
“Do ta japim maksimumin dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pasi vetëm Ballkani është tani përfaqësues i Kosovës në Evropë”.
“Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Gripshi në konferencë.
Ballkani dhe Klaksvik takimin e parë e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...